Prishtina me short super, ja kundërshtari

0

Ka përfunduar shorti i Europa League për sa i përket fazës paraeleminatore, ku nga ekipet shqiptare merr pjesë Prishtina. Nënkampionët e Kosovës do të kenë si kundërshtar St Joseph’s, ekip nga Gjibraltari.

Ndeshja e parë do të luhet në Prishtinë me 27 qershor, ndërsa kthimi do të zhvillohet një javë më vonë, me 4 korrik.

Kujtojmë, Prishtina edhe sezonin e shkuar u përball me një ekip të Gjibraltarit, konkretisht Europa, me të cilën pasi barazoi 1-1 në ndeshjen e parë në Gjibraltar, e shkatërroi në ndeshjen e kthimit 5-0.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.