Prenga: Më kënaq vetëm lufta, me arbitrat nuk merrem

0

“Dua t’’i uroj lojtarët për fitoren. Nuk kishte cilësi si ndeshje, por ishte e luftuar. Kjo lloj loje na u përshtat ne, më kënaq loja dhe lufta. Asgjë tjetër. Nuk mendoj se ishte objektivi për të prishur lojën e tyre. Mundohemi të bëjmë lojën tonë, të bëjmë pasa. Sot kundër ekipit të vendit të parë nuk hoqëm dorë nga kjo, por goli i parë në fillim na bëri të tërhiqeshim dhe të luftonim për duelet”, tha trajneri i Laçit, direkt pas ndeshjes me Partizanin në lidhjen direkte me emisionin “Gol pas Goli” në Supersport.

Më tej ai shtoi: “E kam thënë, nëse ekipi luan përmes karikimit, atëherë ne trajnerët nuk po bëjmë gjë. Do doja ta fitojë ndeshjen me lojë më të bukur. Gjithsesi ishim ndaj një kundërshtari të mirë. Bëmë maksimumin. Do dëshiroja lojë, ajo është garanci për rezultate. Më kënaq fitorja, por jo loja. Nuk mjafton vetëm maksimumi, duhet edhe cilësi”.

“Nuk mendoj se kur do jemi në maksimum. Dua të rritemi dita-ditës. Kam punuar dhe mbetet të shihen frytet e punës. Nuk e di a e kanë cilësinë e duhur për të shënuar dhe për të bërë gola. Do doja një ekip tjetër javën tjetër, por duhet të luftojmë shumë. Po ulëm marshin do na dalë punë me çdo ekip, jo vetëm me kryesuesit”.

NDESHJE ME LLOGARI DHE PENALLTIA JASHTË ZONE– “Dhamë maksimumin, kam djem të rinj. Ndonjëherë karikohen, ndonjëherë i bëj unë. Që kur kam ardhur nuk jam marrë me arbitrimin. I herë na japin, njëherë na marrin. Barazuam në Durrës, por ishte me një rast që nuk ishte as faull siç na thanë . Me gabimet e arbitrave merren të tjerët”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.