“Pije falas sa herë rrëzohet Nejmar”, ideja e çmendur në Brazil

Një ide interesante marketingu, por që mund të kushtojë pak shtrenjtë.

Një pab në Brazil, i emërtuar Sir Walter Pub zonë ndër të personazhit Walter White nga telefoni legjendar Breaking Bad, ka pasur idenë që të tërheqë klientë duke premtuar pije falas sa herë rrëzohet Nejmar.

“Moment vendimtar për Brazilin. Për ndeshjen kundër Serbisë do ta hapim më herët, në orën 14.00.

“Për ta bërë interesante atmosferën, do të ketë shots falas nga lokali për të gjithë, sa herë të rrëzohet Nejmari”.

Duke pasur parasysh sa shumë rrëzohet Nejmari kohët e fundit dhe sa ashpër do luajë Serbia, e sigurt është që nja 15 xhiro me shots falas do jepen. Nëse pabi mbushet plot, do derdhet alkooli lumë dhe Nejmar do i bëjë tapë disa tifozë në Rio.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *