Pështyma, shishe dhe sharje, tifozët i vërsulen Sampaolit!

Humbja e shëmtuar ndaj Kroacisë dhe gjendja kritike me eliminimin që është vetëm një hap larg, për trajnerin Sampaoli duket se mund të ketë ardhur fundi i aventurës me Argjentinën. Në fakt, nga tribunat e stadiumit “Nižnij Novgorod”, shënjestra e tifozëve ishte trajneri, mbi të cilin kanë fluturar shishe uji, fyerje të rënda dhe madje edhe pështyma te goli i dytë i Modriçit. Një klimë e tensionuar, që përkeqëson situatën. Rusi 2018, për Argjentinën, mund të kthehet makth. Dhe, nuk e dimë se si në Argjentinë do ta presin rikthimin e lojtarëve, nëse ndodh…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *