Perla e fundjavës në Gjermani, Union Berlini pa fanella portieri

0

Union Berlini është klubi i dytë më i madh në Berlin dhe merr pjesë në Bundesligën 2 edhe këtë sezon, ndaj është natyrisht një klub i nivelit të lartë.

Megjithatë, edhe mes profesionistëve ndodhin gabime qesharake, si ai i Unionit, që në ndeshjen e fundit të kampionatit, në Nurenberg, nuk kishte marrë me vete fanella portieri.

Ndonjë ngatërresë në nisje bëri që titullari Jakob Busk të mbetej pa uniformë dhe u gjend një zgjidhje emergjente: një bluzë (T-shirt) e tifozëve me numrin 12 iu dha portierin titullar, i cili e luajti me të ndeshjen, që përfundoi 2-2.

Asnjë problem me Federatën Gjermane, që e kuptoi se ishte thjesht një gabim njerëzor.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image