Për një orë firmos me dy klube, gallatë në Belfast

0

Xhosh Robinson është një mbrojtës që ka luajtur para dy vitesh me Krusejdërs dhe ka qenë në fushë në ndeshjet kundër Skënderbeut në kualifikueset e Champions League para dy vitesh. Kush e mban mend? Askush, të paktën në Shqipëri, natyrisht.

Tani Robinson ka lënë Jorkun në Angli dhe është kthyer në atdhe, ku po kërkon klub. Duket se është aq lojtar i mirë, saqë dy klubet më të mirë në Irlandën e Veriut, që dominuan edhe sezonin e fundit, Linfild e Krusejdërs, po bëjnë luftë kush ta marrë.

Problemi është se të dy klubet e kanë zyrtarizuar sot si përforcimin më të ri.

Linfild shkruan na faqen e vet zyrtare se mbrojtësi ka firmosur një kontratë 3-vjeçare, një orë më vonë Krusejdërs shkruan se mbrojtësi ka firmosur për 4 vjet dhe dokumentacioni është dërguar në Federatë. Si është e vërteta? Federata Irlandeze e Futbollit, e pyetur nga gazetarët, ka deklaruar shkurt se do të hetojë mbi këtë çështje.

Nëse po pyesni si firmosi ai për një orë në dy vende, nëse kjo ka ndodhur realisht, duhet sqaruar se të dy klubet në fjalë janë nga Belfasti dhe janë vetëm 5 km larg. Një vrap i lehtë dhe firmos në dy vende, apo jo?

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here