Paulinjo te Barcelona, hije skandali mbi Bartomeun

0

Hosep Maria Bartomeu ka korrur suksese të mëdha te Barcelona, por nga ana tjetër ka pasur edhe dështime, ndërkohë që është akuzuar shpesh për parregullsi financiare, si në rastin e blerjes së Nejmarit nga Santosi, gjyq ende i hapur.

Tani Barcelona po blen mesfushorin Paulinjo nga Guangzhu Evergrande. 40 milionë euro për një mesfushor 29-vjeçar, që duhet të zëvendësojë Iniestën? Nuk ka mundësi, diçka nuk shkon.

Nga Spanja dalin në dritë akuza të forta, që nëse vërtetohen, mund të largojnë turpshëm Bartomeun nga Barça.

Kompania e tij ADELTE Group, që merret me dizenjime, ndërtime e mirëmbajtje portesh, aeroportesh e rrugësh, ka aplikuar në një tender miliarder në Kinë, për të marrë përsipër projektin e Ishullit të Lules së Oqeanit (superprojekt, me një arqipelag artificial me luks të paparë për bosët e botës) ndërtuar nga grupi Evergrande. Po, ai që zotëron Guangzhu FC, klubin e Paulinjos.

Flitet se në tender merr pjesë edhe grupi ACS, president i të cilit është Florentino Perez. Nëse Barça merr Paulinjon, duket qartë lidhja e pistë e historisë dhe skandali do të ishte i madh nëse grupi i Bartomeut fiton tenderin. Për momentin është thjesht spekulim mediatik, por mjafton për të tërbuar tifozët dhe aksionerët e Barcelonës, ndaj nuk është çud që blerja e Paulinjos të anulohet fare.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image