Pas rindërtimit të Burrelit, Ahmataj drejt mrekullisë së radhës

Julian Ahmataj mund të quhet pa frikë njeriu i momentit në Superiore. Ilir Daja ka fituar titullin, por është si të bësh garë me një Ferrari kundër makinave të zakonshme në rrugë. Edhe Pakult ka transformuar Kukësin, por vendi i dytë ishte minimumi i lejuar.

Po Ahmataj? E mori Kamzën në një moment tepër të vështirë, mbi të gjitha psikologjik, ndërkohë që kishte kalendarin kundër, sepse debutoi në Korçë dhe më pas do të vizitonte Teutën e Vllazninë, rivalët direkt, që kanë një emër shumë më të madh se Kamza.

Ahmataj nuk ka famën e shumë kolegëve të tij, por disa gjëra të mira si trajner i ka bërë. Te Besa solli kthesën dhe qëndrimin në Kategorinë e Parë, po ashtu e nisi mbarë dhe e la në vendin e katërt.

Mori Burrelin, e rindërtoi kur situata dukej e pashpresë, e ngjiti në renditje dhe e la në pozita shumë të mira, me misionin që u kompletua me sukses të plotë

Tani radha për misionin më madhor, shpëtimin e Kamzës. Triumfi ndaj Flamurtarit ishte një tjetër hap përpara, tani duhen vetëm 3 pikë në 2 ndeshje, ose 2 barazime, për të mbajtur larg Vllazninë. Nëse shpëton Kamza, qan e gjithë Shkodra sportive, sepse dënohet edhe Vllaznia B, duke bërë që Tërbuni të falënderojë, sepse normalisht i jepet një shans në play-off. Është futboll, secili sheh punën e vet dhe nëse Vllaznia bie, nuk është as faji i Kamzës dhe as i Ahmatajt. Nëse Kamza mbijeton, është edhe meritë e Ahmatajt, ashtu si e klubit dhe e Ndreut, që këtë sezon kanë bërë gjëra të mëdha, mos ta harrojmë.

One thought on “Pas rindërtimit të Burrelit, Ahmataj drejt mrekullisë së radhës

  1. I lumte Ahmatajt ,forca Kamza se je me mire e ke merita me shume e ke punuar fort e jo llafe si vllaznia .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *