Pas eliminimit nga Botërori, mbrojtësi rus lë futbollin

Sergei Ignasheviç tërhiqet zyrtarisht nga kombëtarja e Rusisë pas Kupës së Botës. Mbrojtësi veteran në këtë mënyrë i jep fund aventurës së tij me përfaqësuesen, duke regjistruar një sukses mjaft të madh, pasi arriti deri në çerekfinale dhe u eliminua vetëm nga 11-metërshat. Në këtë Botëror 38-vjeçari (javën e ardhshme mbush 39 vjeç) luajti në çdo ndeshje si titullar, duke shënuar dhe dy gola me 11-metërsh. Lojtari i cili aktivizohet në radhët e CSKA Moskës ka regjistruar plot 127 paraqitje me uniformën e përfaqësueses së tij, më shumë se askush tjetër në historinë e futbollit rus.

Përmes një postimi në “Instagram”, Ignasheviç zyrtarizon dhe tërheqjen nga Kombëtarja e Rusisë, duke u shprehur se nuk e mendonte asnjëherë se fundi do të vinte pas një aventure kaq të madhe, sa kjo e Kupës së Botës.

“Më kanë ardhur pa fund mesazhe në rrjetet e mia sociale dhe nuk kam mundësi që t’i falënderoj dot të gjithë. Nuk mund ta imagjinoja se karriera ime me përfaqësuesen do të përfundonte në nivele kaq të larta. Unë jam shumë i lumtur që isha pjesë e kësaj skuadre, me këta trajnerë dhe me të gjithë ambientin sportiv për gati 20 vite”, përfundon postimi i Sergei Ignasheviç.

https://www.instagram.com/p/Bk8vaDGlGTf/?utm_source=ig_embed

TËRHIQET EDHE SAMEDOV
Po ashtu me përfaqësuesen e Rusisë e ka mbyllu aventurën edhe mesfushori Aleksandër Samedov. 33-vjeçari po ashtu ka lajmëruar se ndeshja me Kroacinë ka qenë e fundit për të me kombëtaren, por ndryshe nga Ignasheviç, karriera si futbollist do të vazhdojë, sepse është ende i ri. Edhe Samedov ishte titullar në 5 ndeshjet e këtij Botërori me Rusinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *