Partizani me fat po kaloi Karabakun, Shkëndija e Feronikeli short “ferri”

0

Partizani, Shkëndija dhe Feronikeli kanë mësuar kundërshtarët e mundshëm në rast se kalojnë në turin e dytë kualifikues në Champions Leage. Të kuqtë, nëse do t’ia dalin të eliminojnë Karabakun, do të përballen me fituesen e çiftit, Dundalk-Riga, respektivisht kampionët e Irlandës dhe Letonisë.

Normalisht shorti është fantastik, por përpara “Demat e Kuq” kanë një mal të lartë për të ngjitur ndaj Karabakut. Fati nuk ka qenë me Shkëndijën e Tetovës, teksa do të përballet me fituesen e çiftit Sëlltik-Sarajevo, nëse kalon Nome Kaljun. Padyshim kampionët e Skocisë janë të frikshëm.

Feronikeli duhet të kalojë turin paraeliminator për t’u ndeshur me The New Saints në turin e parë. Në turin e dytë kundërshtari i mundshëm është gati-gati i pakalueshëm, teksa i pret kampioni i Danimarkës, Kopenhagen.

Ndeshjet e turit të dytë janë planifikuar të luhen në fund të muajit korrik. Sfidat e para zhvillohen me 23/24 korrik, kurse të kthimit më 30/31 korrik.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.