Partizani i bëri dalje, sulmuesi në bisedime me klubin zviceran

Partizani ka konfirmuar disa largime deri më tani. Idriz Batha dhe Arbnor Fejzullahi nuk kanë pranuar ofertën që drejtuesit e kuq u kanë paraqitur dhe deri më tani ka të reja vetëm nga mesfushori, i cili nesër do të nënshkruajë me grekët e Larisa për tre vite. Edhe mbrojtësi i linjës së djathtë synon të luajë jashtë vendit dhe në një kampionat më të fortë.

Të larguarit e tjerë janë Blerim Kotobelli dhe Emran Ramadani. Ky i fundit nuk ishte në planet e stafit teknik dhe me marrëveshje u ndërpre kontrata mes palëve. Rikthimi në Maqedoni është një mundësi për sulmuesin, i cili me Partizanin luajti vetëm gjashtë ndeshje dhe shënoi një gol.

Ramadani mësohet se momentalisht është në bisedime me një klub zviceran. Sipas “infosport.mk”,  Kiaso është klubi me të cilin ka hyrë në tratativa sulmuesi anësor, i cili te Partizani erdhi nga skuadra e Renovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *