Panuçi: Kam skuadrën me vete, idetë nuk më funksionuan prej mungesave

0

Pas kualifikimit në Euro 2016, pretendimet e Kombëtares së Shqipërisë janë rritur ndjeshëm dhe synimi tashmë është që të marrim sërish pjesë në një nivel të tillë. Nuk do të jetë një rrugë aspak e lehtë, pasi në grupin kualifikues do të ndeshemi me Francën, kampione të botës dhe Islandën e Turqinë, skuadra mjaft të forta.

Trajneri Kristian Panuçi ka folur për “TV Klan”, duke komentuar shortin, për të cilin ai shfaqet i kënaqur dhe beson se skuadra kuqezi mund të garojë për një nga dy vendet e para. Nuk mund të lihej jashtë vëmendjes dhe besimi i presidentit Duka. Italiani në këtë pikë duket se ka shumë konsideratë për numrin një të FSHF-së.

Pas kaq ditësh nga shorti i Europianit dhe me një gjykim më të ftohtë, a ka ndonjë gjë që e keni rimenduar?
Jam i kënaqur me shortin. Kemi një grup ku kemi mundësi me Turqinë dhe Islandën. Sigurisht që jam ende i të njëjtit mendim që kam nevojë për të gjithë futbollistët për të provuar t’ia dalim. Turqinë në miqësore e mundën, Islanda është ekip fizik, është një grup i vështirë për vendin e dytë por Shqipëria mund të tentojë.

Pse mendon se do të kemi mundësi me Turqinë dhe Islandën?
Luçesku po vazhdon me rinovimin e skuadrës. Është e një skuadër e ndërlikuar, por fusha na tregoi se kemi mundësi. Mund të shkojë në Europian Turqia, Islanda apo Shqipëria. Do të shohim dhe do të kërkojmë të jemi më të zotë se ata.

Sa i përket asaj që është thënë në media mbi ashpërsinë tuaj mbi polemikat, a mendoni të ndryshoni diçka në planin personal?
Kam gjetur gjithnjë shumë negativitet, mbi këtë replikoj. Ndoshta jap përshtypjen e polemikut, por duhen analizuar dinamikat e ngjarjeve. Por për mua e rëndësishme të kem gjithë skuadrën. Nuk shoqërohem me gazetarët, por kjo nuk do të thotë se nuk kam respekt për ju.

Lojtarët kanë sjellë në vëmendje ndryshimet e shpeshta të formacionit dhe rreshtimit. Do të vazhdojë e njëjta histori?
Kur ke mungesa lojtarësh është e vështirë të bësh skuadër. Unë e kam në mendje skuadrën dhe kam folur edhe me presidentin. Duhet të kujtoni se kam provuar 20-21 lojtarë të rinj. Por janë lojtarët ata që vendosin se cili do të grumbullohet me atë që tregojnë në fushë. Prej një viti për shkak të mungesave ideja ime nuk ka funksionuar.

A keni shtylla në skuadër ku mbështeteni?
Grupi i lojtarëve është me mua. Tek unë kanë gjetur një mik. Ka pasur lojtarë që nuk luajnë në skuadrat e tyre dhe unë i kam ndihmuar duke i grumbulluar. Por unë e di se çfarë duhet bërë për të fituar dhe këtë dua të transmetoj. Kjo bëhet gjatë stërvitjeve. Aty duhet të djersinë sepse kemi përgjegjësinë e një kombi. Po flasim për kombëtaren, të gjithë duhet të jenë krenarë që bëjnë pjesë.

Si ia mbushët mendjen presidentit për të qëndruar?
Duka e kuptoi që ishim në vështirësi, ai e di që skuadra është me mua. Kam fatin të kem një president me nivel intelektual më lart se mesatarja.

Këtë sezon kualifikues mendoni se duhet të jeni më shumë i pranishëm në Shqipëri, për lojtarët e Superligës?
Faji nuk është i imi, është i Bulkut që nuk më thërret (qesh). E gjithë federata kërkon lojtarë të zotë por duhet parë nëse zgjedhin Shqipërinë. Është grupi që mund të bëjë gjëra të rëndësishme. Nëse nuk përpiqemi të gjithë së bashku lojtarë, federate, tifozë dhe gazetarë për të shkuar në europian atëherë nuk do t’ia dalim.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.