Paaftësi e sulmuesve, apo aftësi e mbrojtësve?! Gashi “shijon” skenën

Kolorado Rapids fitoi mbrëmë kundër Minesota Junajtid me rezultatin e pastër 0-2 dhe mori tre pikë me mjaft vlera. Në fushë nga minuta e parë ishte edhe sulmuesi shqiptar Shkëlzen Gashi. Ai nuk mundi të shënojë dot, por gjithsesi doli i gëzuar nga fusha.

Por një episod i veçantë mund të veçohet nga ky takim. Portieri Mat Lampson dhe mbrojtësit e Minesotës në një moment arritën të shpëtojnë portën  e tyre nga breshëria e gjuajtjeve të lojtarëve të Kolorados.

Gashi ishte gjithashtu në zonë, por në asnjë moment topi nuk shkoi në drejtimin të tij. Ishte nga ato raste që goli nuk donte të hynte. Aftësi e mbrojtësve dhe portierit të Minesotës, apo paaftësi e futbollistëve të Kolorados? Dilemë e madhe…

https://www.facebook.com/MLS/videos/2082219688758443/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *