Lëv vendos rekorde dhe tani rrezikon shumë

Askush si Joakim Lëv: 168 ndeshje në drejtimin e Gjermanisë, trajneri me më ndeshje në stolin e Die Mannschaft, me një Kupë Bote si krenari e përjetshme.

Megjithatë, dita e rekordit u prish nga Holanda, që i shkaktoi një humbje të thellë, duke shtuar presionin mbi trajnerin gjerman. Për herë të parë në histori Gjermania nuk shënon në 3 ndeshje rresht dhe për herë të parë humbet kaq thellë ndaj Holandës.

Botërori ishte skandaloz, por u kalua qetësisht në Gjermani, pasi u mendua se vetë Lëv do i gjente gabimet dhe do i zgjidhte.

Megjithatë, revolucioni i parashikuar nuk po ndodh, shumë lojtarë mbeten të paprekshëm dhe rendimenti i veteranëve është modest. E vërteta e hidhur është se Gjermania nuk ka më talente dhe të gjithë kapen pas Leroj Sane, por tashmë largimi i trajnerit është një mundësi që po bëhet serioze.

“E ardhmja ime? E di që ekziston ky debat dhe duhet të përballemi me të. Megjithatë, për dy ditët në vazhdim do të fokusohem vetëm te përgatitja e skuadrës para ndeshjes në Paris kundër Francës, pa u marrë me debatin që ka nisur, edhe pse është shumë normal”.

Për sa i përket humbjes në Holandë, Lëv e sheh problemin te sulmi: “Kemi gjuajtur pa fund në ndeshjet e fundit, por është fakt që nuk po shënojmë më. Humbja 1-0 do ishte e pranueshme, por të pësuarit e dy golave në fund është natyrisht rezultat i keq”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online