Ozil nuk rinovon, largohet në verë

0

Mesut Ozil po përgatitet për t’u larguar nga Arsenali me parametra zero kur kontrata e tij me “Topçinjtë” të përfundojë në mbyllje të këtij sezoni. Lajmi është dhënë nga mediat gjermane, që besojnë se ylli i kombëtares kampione të botës e ka ndarë mendjen për të mos rinovuar me klubin londinez.

Që nga shkurti i këtij viti Ozil dhe Arsenali kanë ngrirë bisedimet mes tyre për sa i përket rinovimit të kontratës së gjermanit. Sipas mediave gjermane, besohet se Arsenali i ka ofruar një pagesë prej 9 milionë sterlinash në sezon mesfushorit kampion bote për ta bindur atë të qëndrojë në klub. Por me sa duket “Topçinjtë” nuk kanë arritur të bindur mesfushorin, i cili e ka vendosur të largohet me parametra zero nga Londra.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image