Osmanollaj mbyll provën bullgare, kërkon ekip në Shqipëri

0

Mesfushori i Tërbunit sezonin e shkuar, Granit Osmanollaj, u testua për disa ditë te Lokomotiv Plovdiv, klub me emër në Bullgari, që e mbylli në vendin e pestë sezonin e fundit.

Osmanollaj zhvilloi një sezon mjaft të mirë te Tërbuni, që mbijetoi me vuajtje, ndërsa 20-vjeçari nga Prizreni shkëlqeu, duke rënë në syrin e menaxherëve të ndryshëm.

Osmanollaj ishte deri para pak ditësh me Lokomotivën, që e aktivizoi edhe në disa takime miqësore, por në fund verdikti ishte negativ, duke e cilësuar Osmanollajn ende tepër të ri dhe pa eksperiencë për të përballuar kampionatin bullgar.

Kjo bën që Osmanollaj të kthehet në Shqipëri, ku pret oferta, por ndërkohë nuk përjashtohet transferimi në Superligën e Kosovës.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here