Osmani merr me të mira Shehin, “siguron” vendin në formacion

Tefik Osmani dhe Orges Shehi kanë një miqësi të hershme. Të dy kanë kaluar shumë momente të mira dhe aspak të këndshme te Skënderbeu. Portieri ka varuar dorezat në mur, ndërsa shtatlarti nuk e ka ndërmend të ndalet. Shehi do të zhvillojë seancën e parë stërvitore sot në rolin e trajnerit me ekipin korçar.

Mbrojtësi nuk ka qëndruar pa e uruar Shehin me anë të një postimi në “Instagram”. “Të fillosh e të shkruash për ty Orges Shehi nuk mbaron kurrë. Kam shumë foto me ty, por vendosa këtë me kostum, pasi sot t’i heq atë të futbollistit dhe vesh atë të trajnerit. Tani unë e kam më të sigurt formacionin, pasi shokët nuk lihen në stol. Suksese profesor Shehi”, – shkruan Osmani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *