Olainka kërkon largimin, e duan në Çeki

Peter Olainka është konsideruar si një nga talentet më të mëdhenj që ka nxjerrë Superiorja. Nigeriani u formua si futbollist te skuadra e Bylisit dhe më pas u rrit te Skënderbeu, ku pati mundësinë që të shpërthente. 22-vjeçari u ble nga belgët e Gent për një shifër afro 1 milion eurosh, por më pas u huazua te Zulte. Sulmuesi bëri mjaft mirë duke shënuar 11 gola, por duke qenë vendimtar dhe me 5 asiste.

Tani që Gent beson tek ai, vetë sulmuesi raportohet nga “Het Nieuwsblad” ka kërkuar largimin dhe destinacionin e ka të qartë. Mësohet se për të Slavia Pragë dëshiron të ketë shërbimet e Olainkës dhe për këtë e ka joshur me një pagë më të lartë se Gent. Gjithsesi Gent po bën rezistencë dhe kërkon mbi 5 milion euro.

Do të ishte një lajm i mirë për skuadrën e Skënderbeut që kur e shiti Olainkën mbajti një pjesë të kartonit dhe do të përfitonte një shifër jo të vogël nëse shitet mbi 5 milion euro. Edhe Bylis në anën tjetër nuk do të dilte duarbosh, pasi është skuadra ku nigeriani është formuar si futbollist.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *