Obamejang provokon sërish: Duhet të largohem, që të rritem

0

Pier-Emerik Obamejang vazhdon të lëshojë deklarata provokuese ndaj Dortmundit dhe Milanit, dy klubet që këtë verë kanë tentuar të kompletojnë transferimin e tij nga Gjermania në Itali, pa sukses deri tani.

Nëse para pak kohësh deklaroi se ishte i lumtur në Dortmund, tani Obamejang i dërgon mesazhe në kod Milanit. Sulmuesi nga Gaboni deklaroi për Radio Montecarlo pas fitores së djeshme 3-0 në Volfsburg, ku shënoi: “Jam duke reflektuar mbi faktin nëse duhet të largohem apo jo vitin e ardhshëm. Ky klub dhe ky publik janë madhështorë, por nëse dua të rritem, duhet të largohem? Kjo është pyetja që i bëj vetes dhe nuk kam një përgjigje. Duhet kohë. Nëse dua të rritem, do të më duhet të ndryshoj këtë verë. Jam 27 vjeç: duhet ta bëj, apo jo”.

Obamejang nuk e përmend Milanin, por komenton zërat për interesim të Realit në të shkuarën: “Reali? Do të më duhet të vlerësoj gjithë mundësitë e mia, por nëse largohem, do ta bëj për një skuadër ku do të luaj rregullisht”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here