Alla harron telashet verore: Kukësi do ta mbrojë titullin!

Mbrojtësi: Do të jetë një sezon i vështirë. Rivalët janë forcuar, por nuk i trembemi. Objektivi i parë është fitimi i Superkupës

Vladimir Prenga

Mbrojtësi Albi Alla është kthyer me Kukësin, pas shumë diskutimesh dhe përplasjesh me kampionët e Shqipërisë. 24-vjeçari provoi për pak kohë aventurën në Greqi dhe më pas u kthye përsëri te skuadra verilindore, por me dyfishim rroge. Alla tashmë i është bashkuar ekipit në fazën përgatitore në Ohër dhe po stërvitet me grupin duke marrë ngarkesën e plotë. 24-vjeçari pëlqehet nga trajneri Mladen Milinkoviç dhe rikthimi i tij ka qenë edhe një kërkesë e teknikut serb. Pogradecari ka dhënë një intervistë për “Sport Ekspres”, pas rikthimit të tij me skuadrën verilindore.   

– Alla vijim me Kukësin, apo mund të quhet rikthim?

– Për mendimin tim është vijim.

– Si e mendoni sezonin e ri?

– Shpresoj të kem shëndetin në radhë të parë. Dua ta nisim sezonin ashtu siç e mbaruam, me një titull.

– Po mendoni për Superkupën?

– Pikërisht, ajo është e para në kalendar.

– E parashikoni një sezon të vështirë duke parë edhe forcimin e kundërshtarëve?

– Mendoj se edhe ekipi ynë është forcuar kështu që do ia lëmë fushës së lojës. Shpresoj të jetë një sezon i fortë dhe i bukur.

– Do jeni në gjendje ta mbroni titullin kampion?

Për këtë kam ardhur këtu. Dua të fitoj përsëri kampionatin me këtë skuadër. Mund të ia dalim.

– Të kishte munguar Kukësi?

– E vërteta është që më kishte munguar. Qytetin akoma se kam parë, por shokët e ekipit dhe klima e mirë që është në ekip më kishin munguar.

Si ishte takimi me to, na shuaj ndonjë kuriozitet, çfarë biseduat?

– Takim i përzemërt. Folëm për gjithë këtë kohë që ishim larg. U puthëm, u përqafuam, takim normal mes shokësh (qesh).

Shkojmë më tej në kohë, takimi i parë me Kamzën, ekip debutues, me fat apo jo me këtë short?

– Nuk shoh ndonjë fat te shorti i kampionatit, pasi do të luajmë me të gjitha ekipet.  Mendoj se ne duhet të ruajmë seriozitetin që kishim vjet dhe t’i marrim ndeshjet një nga një. Kampionati shqiptar po rritet vit pas vitit dhe nuk shoh ndonjë ekip që mund të fitojë çdo ndeshje pa vështirësi.

– E keni parë aventurën e Kukësit në Champions League?

– Po e pashë.

– Çfarë nuk shkoi në ato ndeshje?

– Nuk kishte diçka që nuk shkoi, për mua ishte çështje fati. Djemtë dhanë më të mirën e tyre, e kthyen rezultatin, por ndonjëherë nuk do as Zoti. Mendoj se duhet ta kalonin Sherifin e Tiraspolit.

Mosmarrëveshjet që kishit me klubin i keni lënë pas tashmë?

– Po i kemi lënë pas. Mendojmë vetëm për futbollin tashmë. Të bëjmë një kampionat të mirë dhe të mendojmë vetëm për arritjen e objektivave tona.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online