“Nuk meriton të trajtohet si hero!”, ish-portieri deklaratë të fortë për vdekjen e Rejes

0

Vdekja tragjike e Hoze Antonio Rejes ka tronditur jo pak Botën e futbollit, me spanjollin që u nda nga jeta si pasojë e një aksidenti me makinë. Sipas raportimeve ish-futbollisti i Arsenalit po lëvizte me një shpejtësi gati 200 km/h dhe në lidhje me këtë ka reaguar edhe ish-portieri i njohur Santiago Kanizares.

Ky i fundit i ka habitur të gjithë, teksa ka reaguar mjaft ashpër për atë që ndodhi, duke thënë se shpejtësia, me të cilën Rejes po drejtonte makinën është diçka e dënueshme. Sipas ish-portierit Rejes nuk meriton të trajtohet si një hero. Postimi ka ndezur shumë polemika, me njerëz të shumtë që janë kthyer kundër Kanizares.

“Të qarkullosh me shpejtësi të lartë është diçka e dënueshme. Kishte dhe viktima të tjera në aksidentin e ndodhur përveç shoferit. Rejes nuk e meriton të trajtohet si një hero. Gjithsesi, kjo nuk do të thotë që nuk më vjen keq për atë që ndodhi. Lutem për shpirtin e tij”, përfundonte postimin e tij Kanizares.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.