Nuk ka vetëm afrime dhe rinovime, Partizani largon mesfushorin

Partizani zyrtaroi afrimin e dy lojtarëve të rinj, Henri Kokebugu dhe Stefan Nikoliç, ndërsa ka rinovuar dhe me mbrojtësin e krahut të majtë, Renaldo Kalari. Në kampin e kuq nuk ka vetëm afrime, por dhe largimi. Lojtari që lau duart me të kuqtë është Alban Sulejmani.

Mesfushori e pa veten jashtë listës së fazës përgatitore me drejtorin Olsi Rama që deklaroi se donte ta huazonte, por duket se nuk është gjetur gjuha e përbashkët. Futbollisti ka marrë sot letrat nga klubi kryeqytetas dhe ka dalë si lojtar i lirë në treg.

Zyrtarizimi për largimin e tij e jep vetë klubi i Partizanit. “Demat” shkruajnë se futbollisti ka ndërperë marrëveshjen me kryeqytetasit dhe nuk do të jetë më nën kontratë me të kuqtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *