Nuk ka justifikime, kthesë ose gjoba në Vlorë

0

Përtej masakrës në ndeshjen ndaj Laçit, me gafa pa fund nga gjyqtari, si zakonisht këtë sezon, te Flamurtari duan të shohin skuadrën e pjesës së parë të sezonit

Flamurtari në krizë, mungon loja, mungon qetësia, mungojnë pikët.  Arbitrimet janë bërë gangrenë dhe në Laç u prek fundi, ndoshta, por drejtuesit e Flamurtarit nuk pranojnë që të përdoren gabimet e arbitrave si justifikimi i vetëm i krizës. Tani duhen fakte, duhet lojë dhe natyrisht pritet fitorja, ndaj Kamzës nesër nuk do të pranohet asnjë gabim. Është një sfidë delikate, pasi me Kamzën edhe në fazën e parë kuqezinjtë vuajtën, duke shënuar në fundin e takimit, por tashmë të paktën në Vlorë duhet nisur një seri pozitive duke mos lëshuar më asnjë pikë.

MBLEDHJA – Seanca e djeshme nisi me një analizë në ambientet e stadiumit. Janë marrë në analizë të gjitha, nga arbitrat deri te gabimet e skuadrës, ndërsa drejtuesit e Flamurtarit kanë vënë para përgjegjësisë lojtarët. Mungonte administratori Sinan Idrizi, prishin të pranishëm drejtuesit e tjerë, duke nisur nga drejtori Ardi Behari, i cili kërkoi kthesë, pasi përndryshe rrezikohen edhe gjobat: “Nuk mund të pranojmë një ecuri të tillë, situata është shumë shqetësuese. Zoti Idrizi është shumë i zhgënjyer dhe pret kthesë, nuk mund të merremi pa fund vetëm me arbitrat”. Pak a shumë në të njëjtën linjë ka qenë edhe trajneri Duro, i cili ka kërkuar nga skuadra që të mos mendojnë më fare për arbitrat, duke evidentuar edhe problemet që shfaqi skuadra në Laç, ku pati shumë gabime, sidomos nga reparti i mbrojtjes, ku në disa raste lojtarët e Laçit dilnin në mënyrë tepër të lehtë përballë portierit Sali. Lojtarët kuqezinj kanë premtuar kthesën, duke nisur që nesër, ndërsa synohet fitore edhe ndaj Partizanit të dielën, një finale e vrëtetë për Europën.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.