Milani merr Reinan, Donaruma: Jam i qetë

Portieri aktual i Milanit, Xhanluixhi Donaruma, mbetet një ndër personazhet më të përfolur në ambientin kuqezi, pasi thuajse çdo muaj del lajmi se e kërkon ndonjë e klub i madh. Për këtë arsye, Milani ka marrë masa, duke kryer kontrollet mjekësore me spanjollin e Napolit Pepe Reina, portier klasi dhe me shumë eksperiencë, që zor se shkon te Milani për të qenë rezervë, edhe pse nuk është më i ri.

Gjithsesi, duke folur për Sky Sport, Donaruma nuk jep ndonjë sinjal pakënaqësie: “Jam i qetë dhe i kthjellët, eci përpara i qetë. Të Milani kam gjetur një familje, jam i lumtur, kam krijuar lidhje me të gjithë. Urrej të fluturoj me avion, por nga shtëpia ime deri në Milano distanca është e shkurtër”.

Në lidhje me kampionatin: “Jam i kënaqur për Andre Silvën, e kërkonte prej kohësh atë gol në Xhenova, tani shkojmë në Londër pa pasur asgjë për të humbur. Vendi i katërt në kampionat? Garë e bukur, jemi aty pranë dhe besojmë deri në fund, duhet të besojmë. Tani keni me shume ekuilibër, jemi më shumë grup dhe i përgatitim më mirë ndeshjet. Gatuzo na merr me shpulla? Eh, nga pak, po”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online