“Nuk ishte goli ndaj Argjentinës që më çoi te Bajerni, jam një ndër më të mirët!”

0

Bajerni i Mynihut zyrtarizoi disa muaj më parë se kishte siguruar blerjen e Benxhamin Pavard, i cili do të veshë fanellën e bavarezëve në fund të këtij sezoni. Mbrojtësi u bë i njohur më së shumti për golin që shënoi në fazën e 1/8-ave në Botëror mes Francës dhe Argjentinës.

Gjithsesi, lidhur me këtë gol, Pavard nuk është i mendimit se ky ishte shkaku që Bajerni e bleu. Sipas 23-vjeçarit, drejtuesit e bavarezëve e kërkuan me ngulm atë, pasi është një ndër mbrojtësit më të mirë në Bundesligë, për më tepër që është edhe kampion Bote.

“Po ndihem shumë mirë. Vetëm tani po e kuptoj që jam kampion Bote. Shpresoj që të ketë edhe gola të tjerë si ai ndaj Argjentinës. Gjithsesi, të mos harrojmë që nuk firmosa me Bajernin prej asaj gjuajtje dhe atij goli, por sepse jam një ndër mbrojtësit më të mirë të Bundesligës. Nuk mund ta refuzoja Bajernin”, përfundoi mbrojtësi francez.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.