Një vit katastrofë te Milani, Kaliniç “emigron” në Spanjë!

“Nuk ka ende zyrtarizim, por Atletiko e Madridit nuk ka asnjë dyshim që zbulon se Nikola Kaliniç dhe Gelson Martins do të veshin fanellën bardhëkuqe sezonin tjetër”. E nis kështu artikullin në versionin online e përditshmja “Marca”.

Sulmuesi i Milanit është një hap larg Atletikos, me akordin e gjetur prej kohësh me kroatin, teksa Milani do të përfitojë 18 mln euro, në një huazim me detyrim blerje.

Pas vetëm një sezoni kuqezi, Kaliniç largohet nga “San Siro” me destinacion Spanjën, duke u vendosur nën urdhrat e Simeones, teksa Milani pagoi 25 mln euro te Fiorentina për ta siguruar.

Kaliniç zhgënjeu totalisht, duke shënuar vetëm 6 gola në 31 ndeshje. Sakaq, ai u bë protagonist negativ edhe me Kroacinë në Botëror, duke refuzuar aktivizimin në fushë dhe duke u përjashtuar nga trajneri Daliç që pas ndeshjes së parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *