Një tjetër problem për Sarrin, lojtarët kërkojnë respekt për veteranin!

Çelsi fitoi mbrëmë përballë Malmos në Suedi me rezultatin 1-2, duke hedhur një hap drejt kualifikimit më tej në Ligën e Europës. Një fitore qetësie për Mauricio Sarrin, i cili duhet të rikthehet te rezultatet pozitive dhe në kampionat për të larguar zërat e shkarkimit të tij.

Por situata në kampin e “Bluve të Londrës” nuk është aspak e mirë. Rasti i fundit ka të bëjë me mbrojtësin Geri Kahill. 33-vjeçari nuk është preferuar shumë këtë sezon nga trajneri italian dhe numëron vetëm 21 minuta aktivizim në kampionat e 360 minuta në Ligën e Europës.

Sarri nuk është një tifoz i rrotacionit dhe ai nuk e ka grumbulluar mbrojtësin asnjë ndeshje për vitin 2019. Kjo gjë ka sjellë pakënaqësinë e grupit të lojtarëve. Kahill është një nga liderët e heshtur dhe një nga lojtarët më të vjetër në ekip. Trajtimi i trajnerit ndaj anglezit nuk i ka pëlqyer askujt dhe tashmë Sarri ka një tjetër problem shtesë për të zgjidhur.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *