Një tifoz kolumbian shpik mënyrën për të futur alkool në stadium

Alkooli në stadiume është i ndaluar, por gjendet gjithnjë mënyra për ta futur në mënyrë klandestine, edhe kur bëhet fjalë për Kupën e Botës, kompeticion ku masat e sigurisë dhe kontrollet janë maksimale.

Ajo që ka bërë një tifoz kolumbian është fantastike, sepse ka përdorur një palë dylbi false, për t’i mbushur me alkool, të cilin e konsumonte me miqtë e tij brenda stadiumit ku luante Kolumbia kundër Japonisë.

Për momentin asnjë masë ndaj tifozëve, edhe pse janë shfaqur pamjet filmike në Twitter, por ambasada kolumbiane u ka tërhequr vëmendjen, duke i paralajmëruar që të mos e bëjnë sërish atë veprim të veçantë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *