Nisin spastrimet te PSG-ja, 33-vjeçarit i tregohet dera

0

Disa prej jush mund ta mbajnë mend Lasana Diarran, mesfushori shtatshkurtër që më shumë se një dekadë më parë mbante numrit 10 te skuadra e Real Madrid. Tanimë mesfushori 33-vjeçar luan për PSG-në, por mesa duket aty i ka ditët e numëruara.

Sipas sajtit pranë klubit francez, “Paris United”, palët po negociojnë për një prishje të parakohshme të kontratës, që mbaron në fund të këtij sezoni. Drejtuesit e klubit dhe trajneri Tuhel nuk e shohin Diarran në planet e tyre, dhe “divorci” do të ishte zgjidhja ideale.

E ardhmja e francezit mund të jetë në kampionatin kinez. Siç e dimë të gjithë, klubet aziatike nuk kursehen aspak më paratë e tyre dhe Diarra mund të ketë një shans të shkëlqyer për të siguruar kontratën  e fundit të majme, para se ti thotë stop futbollit profesionist.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.