Nisin bisedimet Juve-Çelsi për Higuanin, “epiqendra” në Milano!

Gonzalo Higuain është emri i merkatos në dalje te Juventusi, bashkë me Ruganin… E ndërsa argjentinasi, pas ardhjes së Ronaldos te “Zonja” e di që aktivizimi i tij do të ishte me pikatore, ka vendosur largimin dhe pret ofertat më të volitshme.

Milani ka bërë sondazh, por më pranë tij është Çelsi i Sarrit, aq sa klubi anglez, nëpërmjet ndërmjetësit Fali Ramadani, po mundohet të gjejë gjuhën e përbashkët me bardhezinjtë.

Agjenti është takuar me drejtorin sportiv bardhezi, Fabio Paratiçi, duke biseduar edhe për Daniele Ruganin, që mund të jetë paketë dyshe te blutë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *