Nikaj: Krenar për arritjen e objektivit, rrugët tona ndahen këtu

Samuel Nikaj arriti që ta ngjiste skuadrën e Kastriotit në Superiore, por duke nisur që nga sot nuk do të jetë më trajner i skuadrës krutane. Pas zyrtarizimit të ndërprerjes së marrëveshjes, edhe vetë timonieri shkodran ka falënderuar për bashkëpunimin të gjitha futbollistët dhe drejtuesit, si dhe thekson se ndarja me klubin e Kastriotit ka qenë me mirëkuptimin e plotë të të dyja palëve: “Falënderoj drejtuesit e Kastriotit që më besuan një projekt ambicioz. Falënderoj shumë futbollistët që më kanë ndjekur në çdo sekondë të punës. Ndihem shumë krenare që të gjithë së bashku realizuam objektivin Superligë, por që nga sot rrugët tona u ndanë me mirëkuptim të plotë. I uroj suksese ish-ekipit tim Kastriotit”, përfundon postimi i teknikut shkodran, Samuel Nikaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *