Ngo sqaron: Incidenti në Londër aksidental, thjesht jam gjobitur

Sulmuesi i Tiranës, Majkëll Ngo, ka qenë këto ditë në Londër, ku është paraqitur para gjykatës për të mësuar vendimin në lidhje me akuzat për shpërndarje droge (gaz “që të bën të qeshësh”) pas ndalimit nga policia dy vite më parë në një koncert, ku ishte i pranishëm së bashku me disa shokë.

Vendimi i gjykatës në Angli ka qenë për një gjobë, punë sociale dhe dënim me kufizim daljeje nga shtëpia për oraret e natës, ndërsa gjykatësi ka vlrësuar faktin që Ngo nuk kishte shkelje të mëparshme dhe kjo ka bërë që të evitohet dënimi me burg.

Gjithsesi, sot Ngo ka reaguar, me një postim në faqen zyrtare të Tiranës, ku sqaron se gjithçka ka qenë aksidentale dhe Ngo është përfshirë pa dashje në gjithë historinë e para dy viteve. Më poshtë reagimi:

Reagim nga Michael Ngoo

Nje shkrim i publikuar në mediat angleze dhe ato shqiptare, ka sjellë një reagim sqarues nga Michael Ngoo. Sulmuesi i Tiranes ka marrë disa dite leje për arsye familjare, ndërkohe që një incident i vitit 2016 është sqaruar kohe me pare. Sot ai kthehet nga Londra dhe nesër rinis përgatitjet me skuadren.

“Në përgjigje të artikullit të shkruar për mua, dua të sqaroj se në të vërtetë unë kam marre pjesë në festivalin e vitit 2016 dhe si futbollist njoh shumë njerëz e më shume të tjerë më njohin mua dhe duan të qëndrojnë pranë, duke u miqësuar me mua.

Një person i atij rrethi të madh shoqëror në atë festival ku dhe unë merrja pjese u kap nga policia atë ditë. Emri im u përfshi aksidentalisht ne atë çështje, për shkak se unë shoqërohesha me atë grup personash ne atë festival.

Kam ardhur në Londër këto ditë me lejen e klubit për te vizituar mamanë time që po kalon një situatë të vështirë shëndetësore. Historia e shkruar dje ka interpretuar gabim ardhjen time në Londër.

Për sa i përket çështjes së vitit 2016, më vjen keq që emri im u përfshi gabimisht vetëm pse kisha zgjedhur të qëndroja me disa persona të gabuar. Kam paguar një gjobe për kvtë dhe emri im është i pastër dhe nuk më kushtëzon asgjë të udhëtoj drejt Londrës apo kudo tjetër. Më vjen keq për këtë incident të ndodhur kohë më parë, por mua më ka shërbyer të jem më i kujdesshëm në përzgjedhjen e njerëzve me të cilët shoqërohem.

Do të kthehem sot në Tirane për të vijuar nesër përgatitjet me skuadrën, duke dhënë më të mirën time me përkushtim për klubin dhe tifozët”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *