Ngjarja e pazakontë: Protesta dhe gaz lotsjellës, ndalet Turi i Francës

Një ngjarje e pazakontë ka ndalur “Tour de France”.  Etapa e 18-të e garës çiklistike është ndërprerë, pasi fermerët në Fanjeauks, 18 milje pasi gara kishte nisur nga Karkazone, kanë qenë duke protestuar dhe policia në përpjekje për t’i larguar ka përdorur gaz lotsjellës.

Re të këtij gazi janë shpërndarë në ajër dhe e kanë pësuar edhe çiklistët, mes tyre edhe Gernat Thomas, mbajtës i fanellës së verdhë. Në mediat ndërkombëtare janë postuar foto të çiklistëve që lëngojnë nga sytë prej gazit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *