Nga Formula 1 te vera, ish-piloti i njohur hap restorant në Durrës

0

E mbani mend Jarno Trulin? Nëse keni ndjekur me vëmendje Formula 1 në fillim të këtij shekulli, me siguri që po.

Ish-piloti italian ka garuar nga 1997 deri në 2011, me skuteri të ndryshme (Minardi, Prost, Jordan, Renault, Toyota, Lotus Racing e Team Lotus).

Tani 43-vjeçari është shkëputur krejtësisht nga Formula 1  dhe i është kushtuar një tjetër dashurie të madhe, verës, sepse është bërë një sipërmarrës i suksesshëm, duke eksportuar verë në gjithë botën,  nga Kanadaja deri në Kinë, nga Amerika deri në Australi.

Tani edhe në Shqipëri, sepse Truli ka hapur në Durrës një bar-restorant me emrin Italy, ku natyrisht kuzhina italiane do të ndërthuret me verën e biznesit të Trulit.

“Shumë italianë më kanë folur për Shqipërinë dhe mendova të vij ta shoh. Ja ku jam, në Durrës, për të parë nëse ekonomia këtu është e interesuar për produktin tim. Verërat janë të cilësisë mbi mesataren dhe shpresoj shumë që klientët ta pëlqejnë. Ky restorant do të na shërbejë për të kuptuar se çfarë kërkon tregu shqiptar”, deklaroi Truli në ceremoninë e inaugurimit, ku merrte pjesë edhe kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.