Nesta: Trajner te Milani, punë tepër e ndërlikuar. Spaleti shumë i zoti, por Juventusi…

0

Alesandro Nesta, ish-mbrojtës i Milanit dhe kombëtares italiane, tashmë trajner te Majami FC në Amerikë, ka lëshuar një intervistë për “Corriere dello Sport”, duke u ndalur te Seria A dhe Milani i tij: “Milani nuk ka marrë ende fluturimin dhe ka shumë probleme. Është diçka e pashmangshme kur bëhen kaq shumë ndryshime, por Montela është trajner i zoti. Të bësh trajnerin te Milani është një punë shumë e ndërlikuar, është parë qartë këto vitet e fundit”.

“Interi për titull? Spaleti ka një personalitet të jashtëzakonshëm, ide të shkëlqyera, por Alegri ka një skuadër më të kompletuar dhe Juventusi mbetet më i forti”

“E ardhmja ime? Ndoshta kthehem në Itali në të ardhmen, të shohim. Por nuk mund të them cilën skuadër do preferoja, sidomos nëse më pyesni për Milanin e Lacion. Shpresoj t’i drejtoj të dyja”.

“Simone Inzagi? Bëri diçka të shkëlqyer sezonin e shkuar, po përsëritet edhe këtë sezon dhe është diçka e pabesueshme, duke parë futbollin e bukur dhe rezultativ që luan Lacio. Nuk e prisja që Simone të bëhej kaq i zoti si trajner.

“Një Nesta i ri në Serinë A? Rugani, Romanjoli dhe Kaldara më ngjajnë shumë, shpresoj që të bëjnë një karrierë si e imja dhe e Kanavaros”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image