Nejmar, një tatuazh që ngjan si provokim ndaj Realit

0

Vetëm pak ditë para përballjes së madhe në Champions League mes Real Madridit e PSG-së, me gjithë botën që pret të shohë sfidën Ronaldo-Nejmar, braziliani ka shtuar një tatuazh të ri në trupin e vet, në pulpën e këmbës së djathtë.

Bëhet fjalë për një pikturë të trofeut të Ligës së Kampioneve, me datën 06-06-15.

Është data kur Barcelona fitoi finalen kundër Juventusit në Kardif, me Nejmarin protagonist të madh, që shënoi edhe golin e tretë për katalanët.

Tani Nejmar kujton atë moment magjik dhe e bën pak ditë para sfidës kundër Realit. Koincidencë, apo provokim për Los Blancos?

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here