Në Uruguai fiton frika, Mesi nuk i mjafton Argjentinës

0

Me afrimin e finaleve të fundit që do të vendosin se cilat skuadra do të shkojnë në Botëror, në Amerikën e Jugut vetëm Brazili ka mbyllur gjithçka. Të tjerët janë në fije të perit dhe çdo gabim është fatal.

Jjo ka bërë që Uruguai e Argjentina të ndalen në një barazim pa gola, në një sfidë ku rastet ishin aq të pakta, saqë nuk pati asnjë emocion për shikuesit që prisni  me padurim të shihnin Suarezin, Mesin, Dibalan dhe yjet e tjerë.

Suarez u sforcua të luante dhe doli sërish i dëmtuar, duke mbajtur në ankth Barcelonën.

Te Argjentina debutoi trajneri Horge Sampaoli, por dora e tij nuk u pa, ndërsa i vetmi që luftoi dhe tmerroi vendasit ishte Lionel Mesi. Ylli i Barcelonës dha gjithçka, futi në panik kundërshtarët, i shkoi pranë, por nuk e gjeti golin.

Barazimi kënaqi Uruguain, që duket disi më pranë Botërorit, ndërsa Argjentina mbetet një pikë pas dhe në ankth, pasi ndeshjet e ardhshme nuk mund t’i gabojë.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here