Në Turqi fillojnë spastrimet, Cikalleshi rrezikon prej rregullores

Sokol Cikalleshi mund të mos jetë pjesë e skuadrës së Akhisarsporit për vitin e ardhshëm. Klubi ku aktivizohet sulmuesi kavajas nuk mundi të qëndronte në Superligën e Turqisë duke u renditur në vendin e fundit të tabelës.

Rënia në divizionin e dytë ka sjellë një mori problemesh për drejtuesit e ekipit turk, që tani i duhet të reduktojnë ndjeshëm numrin e lojtarëve të huaj.  Në ndryshim nga Supeliga turke, liga e parë ka një limit për lojtarët e tuaj: Jo më shumë se gjashtë lojtarë të regjistruar për skuadër.

Akhisarspor ka 14 lojtarë të huaj, pra minimumi tetë prej tyre duhet të largohen. Kontrata e Cikalleshit zgjat edhe për dy sezone, por paga e lartë e sulmuesit dhe interesi nga ekipe të tjera mund të shtyjnë drejtuesit që ta lëshojnë 28-vjeçarin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online