Në Gjermani mbaron dashuria me VAR-in

Risia e sezonit të ri në disa prek kampionateve më të rëndësishëm në Europë ishte futja e arbitrit shtesë, që përdor teknologjinë dhe orienton arbitrin kryesor për vendimet e gabuara apo të paqarta. VAR, siç quhet arbitri që qëndron para ekranit në anë të fushës, ka ngjallur natyrisht debate pa fund. Shumë janë pro përdorimit të VAR-it, pasi janë shuar dyshimet për shumë penallti e pretendime për penallti e kartonë të kuq, por nga ana tjetër të shumtë janë ata që i kanë shumë bezdi ndërprerjet pa kriter të lojës, në çdo ndeshje.

I pari kampionat që është lodhur nga VAR është Bundesliga, sepse në Gjermani nuk e kanë më me qejf përdorimin e teknologjisë, aq sa po shtohen zërat kundër dhe po flitet se në janar do të hiqet fare dorë. Ish-arbitri Markus Merk shpjegon: “Në fillim opinioni publik kishte qëndrim pozitiv, por tashmë të gjithë kanë dyshime”. Ndërkaq, trajneri i Gladbahut Diter Heking është më i prerë: “Besoj se në janar projekti do të arkivohet”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *