Në Elbasan, ukrainasit pa yllin e sulmit

Për fatin e Skënderbeut, Dinamo e Kievit do të jetë pa disa armë në Elbasan, nesër. Së pari, do të mungojë sulmuesi kryesor Diomërsi Mbokani, i cili shënoi 2 gola të shtunën në fitoren ndaj Zirkas. Në atë takim Mbokani u zëvendësua pak minuta para fundit, për shkak se ndjeu dhimbje në muskulin e kofshës së djathtë, ndaj nuk do të udhëtojë fare për në Shqipëri. Mbokani ka mbërritur në kuotën e 7 golave në kampionat, 10 me gjithë golat në Europë, ndaj ishte ai rreziku kryesor për Skënderbeun.

Në vend të Mbokanit është grumbulluar një sulmues nga të rinjtë, Nazari Rusin. Kundër Skënderbeut nuk do të luajë as mesfushori i rëndësishëm Vitali Bujalski, i pezulluar. Nuk mbaron me kaq, sepse sulmuesi Kravets (3 gola këtë sezon) dhe mesfushori Harmash do të mungojnë për dëmtime të pësuara prej javësh, ndërsa mbetet në dyshim mesfushori tjetër i rëndësishëm Sidorçuk. Në Shqipëri do të udhëtojnë edhe disa lojtarë të rinj, që janë stërvitur me skuadrën ditët e fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *