Ndreca: Besëlidhja luan ndeshjet e sezonit

0

Mbrojtësi i majtë Edison Ndreca i druhet kalendarit, por vlerëson kundërshtarët e radhës

Bernard Gjikolaj

Lezhjanët e Besëlidhjes tashmë nën komandën e trajnerit Gledis Lani po stërviten intensivisht për llogari të javës së nëntë të kampionatit, ose javën e fundit të fazës së parë që do ta luajnë në Tiranë ndaj Dinamos. Duke ju referuar kalendarit në vijim, për lezhjanët e Besëlidhjes është treguar i pamëshirshëm, pasi iu ka rezervuar tri transferta radhazi, e fundit e fazës së parë ndaj Dinamos dhe dy të parat e fazës së dytë, ndaj Tërbunit dhe ndaj Besës. Besëlidhja si një ndër skuadrat kryesore që pretendojnë Superioren i duhet që ta ngushtojë hendekun prej 6 pikësh që është me Kastriotin kryesues dhe për këtë i duhet që të mos gabojë më pasi i ka ulur në minimum gabimet e tolerueshme deri tani.

NDRECA – Për mbrojtësin e majtë, Edison Ndreca, nuk është alarmante diferenca me Kastriotin, pasi sipas tij Besëlidhja e ka pjekurinë e nevojshme për ta kapërcyer këtë defiçit pikësh, kështu komentoi për “Sport Ekspres” gjatë prononcimit të tij. “Në ndeshjen ndaj Korabit ne bëmë detyrën, asgjë më shumë dhe besoj se detyrën do ta kryejmë edhe në Tiranë ndaj Dinamos. Në ndeshjen ndaj Korabit skuadra ishte e motivuar maksimalisht dhe kjo tregon se Besëlidhja është një skuadër e kalibrit Superior pasi nuk stepet nga gabimet e së kaluarës, por përkundrazi e shtjellon si mësim për të ardhmen. Tashmë po përgatitemi për sfidën e ardhshme ndaj Dinamos, që po e vlerësojmë maksimalisht ashtu siç vlerësojmë çdo ndeshje, pasi kjo është detyra jonë që të vlerësojmë të gjithë kundërshtarët, pasi luhet me ato skuadra që jemi të një niveli, pra të një kategorie dhe nuk ka vend për selektim të “forta” apo të “dobëta” por rivale të denja deri në fund të aktivitetit. Shorti disi na ka penalizuar pasi tani kemi tri transferta radhazi, por një skuadër si Besëlidhja do të dijë ti kalojë dhe kjo do të na mbajë realisht në luftën për një vend në Superiore sezonin e ardhshëm”, – përfundoj prononcimin e tij mbrojtësi i majtë i Besëlidhjes Edison Ndreca.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image