Ndeshje e veçantë për Ganter: Do i marr borxh avionin Bejlit  

Do të jetë një ndeshje shumë e veçantë për Kris Ganter, i cili në ndeshjen kundër Shqipërisë këtë të martë do të luajë ndeshjen e tij të 93-të, duke u bërë kështu lojtari me më shumë prezenca në përfaqësuesen uellisane. Një rekord i veçantë, që për të do të thotë shumë.

Sigurisht që si ai, çdo njeri do të donte që në momente të veçanta ti kishte njerëzit e tij të afër pranë, për të ndarë gëzimin me ta. Sigurisht që nga Uellsi në Shqipëri është një distancë e largët dhe biletat duhet të porositen disa kohë më parë. Fakti që skocezi luajti ndeshjen e fundit të Ligës së Kombeve bën që ndeshja e cila ta fusë në histori të luhet në Shqipëri. Duke e pasur të vështirë që të gjejë bileta, mbrojtësi ka menduar se si do të sjellë dhe familjen e tij, pasi do të kërkojë nga Bejl që t’i japë borxh avionin e tij privat.

“ Do të jetë një mbrëmje e veçantë për mua. Do të doja të kisha njerëzit e afërm në Elbasan për këtë takim kaq special për mua. Do të pyes Bejlin nëse mund të më japë avionin e tij privat që edhe familja ime të jetë aty”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *