Napoli në sulm për zëvendësuesin e Hysajt, në listë dy emra nga Bundesliga

Merkato e janarit do të sjellë një emër të ri në mbrojtjen e Napolit. Drejtori sportiv i Napolit, Kristiano Xhuntoli ka hedhur sytë nga tregu gjerman për një mbrojtës të djathtë. Sipas “Sky Sports”, Benzhamin Pavard dhe Zheremi Toljan janë dy objektivat e Napolit.

Shanset për të marrë francezin janë të pakta, për shkak të konkurrencës nga Bajerni i Mynihut, që po negocion prej muajsh me drejtuesit e Shtutgartit. Toljan në krahun tjetër është një opsion mëse i arritshëm.

Nëse 22-vjeçari blihet nga Borusia e Dortmundt, atëherë “divorci” midis lojtarit të kombëtares sonë, Elseid Hysaj dhe klubit italian do të jetë thjesht një formalitet.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *