Myler: Nuk mund të shkosh në finale kur fal 4 gola!

0

 

Tomas myler ka kritikuar dhe njëherë gabimet e shumta të bëra nga Bajerni në takimin kundër Realit. Dy gabimet në Mynih janë paguar shtrenjtë. Po kaq shtrenjtë janë paguar dhe gabimet në madrid që kanë sjellë eliminimin e bavarezëve. Tomas Myler vazhdon të besojë se në këto dy takime Bajerni ka qenë ekipi më i mirë, por diferenca me Realin ka qenë se spanjollët kanë bërë më pak gabime trashanike se gjermanët. “Kjo ishte një ndeshje e pabesueshme. Në fund ka mungoi ajo copë fati që mund të na kishte çuar ne në finale. Që para takimit kishim thënë se Reali ka probleme në mbrojtje dhe kështu ishte. Por problemi qëndron tek ne, pasi nuk arritëm të shfrytëzonim si duhet mundësitë që krijuam. Jemi treguar të mefshtë në zonën e tyre. Mund të kishim qenë shumë më tepër cinikë dhe të saktë. Shënuam të parët, por çuditërisht pas golit kemi qenë pasiv në fushë. Ne kemi qenë më të qartë se në Mynih, por për fat të keq edhe në Madrid i kemi dhuruar dy gola. Këtu gjëra nuk mund të ndodhin në gjysmëfinale. Me gabime të tilla nuk mund të shkosh përpara. Pastaj mos harroni se portieri i tyre ka bërë një ndeshje të madhe. Gjithsesi eliminohemi jo turpshëm nga Champions. Përkundrazi largohemi me keqardhjen dhe me bindjen se duhet të kishim bërë më mirë.”

Analiza

“Do të kalojë pak kohë dhe ne duhet të analizojmë se çfarë nuk shkoi si duhet në këto dy ndeshje. Kemi qenë qartësisht ekipi më i mirë, por duhet të kuptojmë se çarë shkoi keq”- ka thënë Tomas Myler.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.