Muzaka: Rëndësi ka që nuk dolëm pa pikë!

Ishte ai që shmangu humbjen në Vlorë. Gjergji Muzaka, pas ndeshjes, për “Supersport”: “Ishte ndeshje e vështirë, pasi Flamurtari na vuri në vështirësi për pjesën më të madhe të ndeshjes. Arritëm të shënonim. E rëndësishme që nuk dolëm pa pikë dhe ruajtëm distancën me ndjekësit”.

“Jo se hasëm ne vështirësi, por edhe renditja me lojërat që ka zhvilluar tregon për ecurinë e mirë. Është ekip i fortë dhe deri në fund ka bërë shumë mirë”.

“Kur ngriti duar Bicaj mendova se i anuluan golin Flamurtarit. Besoj se e kemi treguar veten se jemi profesionistë, por ne japim maksimumin për fanellën që veshim”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *