Murati kundër Panuçit për shiritin: Kapiteni duhet të jetë lider!

Edvin Murati, legjendë e ekipit Kombëtar, foli për mikrofonin e Supersport para miqësores me Norvegjinë, ku preku edhe çështjen e shiritit të kapitenit në ekip. “Kapiteni është figurë e rëndësishme dhe duhet të ketë të gjithë respektin e lojtarëve. Në kohën tonë, Rudi Vata ishte një lider. Ai që mban shiritin është shumë i rëndësishëm, dhe duhet të ketë rolin e liderit. Nuk mendoj se prezencat vendosin se kush është kapiten.

“Roshi është një lojtar shumë i mirë, por në fushë ke Xhakën, Hysajn apo pse jo edhe Strakosha. Strakosha ka një të ardhme të madhe dhe pse të mos jetë kapiten. Për mua duhet të jetë Hysaj kapiten, por vendos Panuçi. Ekipet skandinave janë të forta. Norvegjia ka respektin tonë, por ne duhet ti mundim”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *