Mund të ishte lëvizja e verës, Tiranës i ofrohet ish-lojtari i Partizanit

Mund të ishte lëvizja e verës, por nuk do të realizohet. Sulmuesi Agustin Torasa mund të rikthehet në Shqipëri, por jo në kryeqytet. Argjentinasi u përfol për një rikthim të mundshëm te Partizani dhe Tirana, por marrëveshja nuk u arrit.

Shtatshkurti iu propozua ekipit të “demave” duke qenë se dëshira e madhe e tij është të rikthehet në klubin e kuq, por drejtuesit e Partizanit nuk e kanë në plane. Torasa ka mbyllur aventurën e tij me skuadrën argjentinase të Klub Atletiko Mitre dhe është futbollist i lirë.

Ai do rikthimin në Shqipëri, por nuk do të jetë pjesë e ish-klubit të tij, pavarësisht dëshirës së madhe. Nga krahu tjetër, Torasa iu ofrua dhe Tiranës. Marrëveshja e argjentinasit me klubin bardheblu mund të ishte lëvizja e vitit, pasi do të ishte një goditje e fortë dhe për tifozët e “demave”.

Tirana nuk u fut në bisedime, pasi ka plotësuar numrin e lojtarëve me origjinë të huaj bëjnë me dije burime të “Sport Ekspresit”. Torasa mund të rikthehet në Shqipëri, po duket se këtë herë larg kryeqytetit. Të shohim dhe të presim se çfarë do të rezervojë kjo merkato për 29-vjeçarin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *