Moxhi prezanton Krasniqin, Partizani shkon në Ohër

0

Gëzim Krasniqi prezantohet sërish te Partizani. Nuk është një blerje e re, por thjesht qendërmbrojtësi i fuqishëm ka rinovuar me të kuqtë edhe për një vit, sepse kontrata e tij skadonte në fund të sezonit aktual.

Tani 27-vjeçari ka gjetur marrëveshjen me klubin e kuq, ku do të nisë sezonin e katërt rresht dhe të pestin në total.

Në sezonin e sapombyllur Krasniqi luajti 27 ndeshje në formacion në Superiore, duke shënuar edhe dy gola dhe duke u konfirmuar në një pikë kyçe në prapavijën e të kuqve, që është e kompletuar dhe reparti i vetëm që nuk ka më nevojë për ndërhyrje, pas afrimit të Kotobellit nga Teuta.

Ndërkaq, sot nis minifaza përgatitore në Ohër, ku Partizani do të qëndrojë deri më 23 qershor, duke zhvilluar thuajse një javë stërvitje intensive, larg të nxehtit të Tiranës.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image