Luftëtari largon Mutumanen, vjen ofertë serioze për Ruçin

Lëvizje të mëdha te Luftëtari, pasi në pritje që të mësohet përfundimisht e ardhmja e trajnerit Mlladen Milinkoviç, vijnë edhe lajme të rëndësishme nga skuadra që mbylli sezonin e fundit në vendin e katërt.

Kështu, burime nga klubi gjirokastrit zyrtarizojnë se mesfushori Usama Mutumane është larguar zyrtarisht, duke mbyllur kontratën, me Luftëtarin.

26-vjeçari nga Mozambiku u afrua në janar dhe u konsiderua si një përforcim madhor, por aventura e tij e parë në Europë nuk ka qenë një sukses.
Vetëm 11 ndeshje, 7 herë titullar, me asnjë gol të shënuar dhe në përgjithësi një lojë që nuk u ngjit aty ku pritej, kanë bërë që mesfushori të largohet që tani, duke ulur numrin e të huajve në Gjirokastër.

Ndërkaq, lajm tjetër i rëndësishëm vjen nga portieri Shkëlzen Ruçi, i cili brenda pak ditësh mund të shitet.

“Sport Ekspres” mëson se portieri 24-vjeçar, titullar fiks te Luftëtari prej nëntorit të vitit të shkuar, ka tërhequr vëmendjen e një klubi lindor. Në klub ka ardhur oferta, që është në kesh, por Luftëtari po mendohet, pasi ekziston edhe opsioni për të mbajtur një pjesë të kartonit në rast rishitjeje në të ardhmen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online