Mirabeli: Ëndërroj Championsin, Raiola njeri i vogël

0

Masimiliano Mirabeli në një intervistë që i ka dhënë së përditshmes italiane “Quotidiano del Sud” është rikthyer të flasë për Mino Raiolën. Në verë, menaxheri i Donarumës kishte thënë se nuk donte të fliste dhe të negocionte më me drejtorin e ri sportiv të Milanit. Dhe vetëm dje ka ardhur përgjigja nga ana e Mirabelit. “Si gjigant i merkatos, me atë frazë të thënë Raiola është bërë një njeri shumë i vogël në krahasim me mua. Të debutosh me çështjen Donaruma nuk ka qenë e thjeshtë, por arritëm të dilnim me kokën lart”.

KUTRONE – Ndërkohë, ndër protagonistët e startit të kampionatit të këtij Milani ka qenë, mbi të gjitha, Patrik Kutrone. “Ai ishte pjesë e sektorit të të rinjve të Milanit, më pas e kam parë teksa stërvitej dhe seriozisht ju them se djaloshi ka të dhëna shumë të mira dhe mund të bëhet dikush. Ne besojme te ai”.

OBJEKTIVI – Objektivi i kuqezinjve për këtë sezon është të rikthehen në Champions League, atje ku Milani ka vite që nuk merr pjesë dhe Mirabeli ka një ëndërr që dëshiron ta ndajë me tifozët e Milanit. “Ëndërroj që shumë shpejt t’i dhuroj tifozëve të Milanit atë muzikën e Champions League-s. Është kjo, për momentin, ëndrra ime e parë”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image